Protestohet kundër “Grammy Awards” me foto nudo të Miley Cyrus dhe Lady Gaga-s

Artisti me pseudonimin Sabo, ka shfrytëzuar imazhet e publikuara më parë të këngëtareve të famshme, Miley Cyrus dhe Lady Gaga-s për postera të mëdhenj që shfaqen në shikim të parë si reklama të ceremonisë së çmimeve të Grammyt.

Imazhet lakuriq të Cyrus-it dhe Lady Gaga-s janë duke u përdorur në artin e rrugës për të sulmuar industrinë e muzikës në ditën e ndarjes së çmimeve Grammy Awards.

Posterat janë shumë më pornografikë se sa do të lejoheshin nga ndonjë reklamë e vërtetë ndërsa The Hollywood Reporter ka mbuluar pjesët intime të imazheve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Awards do të mbahet sonte në Madison Square Garden të New Yorkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?