Provokime me duar mes Eglës dhe Ledjonës, Meritoni hyn t’i ndajë
Ledjona dhe Egla kanë vijuar të përplasen edhe gjatë mëngjesit të sotëm, duke i hedhur fjalë të rënda njëra-tjetrës.
Aktorja e ka cilësuar Ledjonën si “peshk pa bisht” dhe si “njeri gjynah”, ndërsa gazetarja i është përgjigjur duke i thënë “lus zotin që njerëzve t’ua bëjë jetën, siç e kanë shpirtin”.
Debati ka agravuar edhe më tej, sa është dashur ndërhyrja e banorëve, pasi teksa kërcente Ledjona i është afruar Eglës, ndërsa kjo e fundit e ka shtyrë duke i thënë se po i afrohet në hapësirën e saj.