Pse Brad Pitt po bën gjithnjë e më pak filma

Brad Pitt po aktron gjithnjë e më pak këto vite, por ky fakt nuk përbën problem për të.

Aktori hijeshoi kopertinën e fundit të GQ Australia, në intervistën e të cilës flet për mënyrën si ka ndryshuar interesi i tij për industrinë kinematografike me kalimin e viteve. Më së shumti, Pitt po punon si producent, përmes agjencisë së tij të produksionit, Plan B.

“Aktroj gjithnjë e më pak sepse mendoj se është punë për të rinjtë. Jo se s’ka role për aktorët më të mëdhenj në moshë – thjesht mendoj se loja vetë, lëviz natyrshëm. Ka një përzgjedhje natyrale,” tha ai.

Ai vijon, “Jam kureshtar të di cila është e ardhmja e filmit, ç’formë merr. I vlerësoj shumë shërbimet e transmetimit – si Netflix, HBO, Hulu – sepse po realizohen më shumë projekte cilësore. Po u jepen më shumë mundësi skenaristëve dhe regjisorëve të rinj. Thjesht nxjerrin në pah sa njerëz të talentuar ka.”

Së fundi, Pitt luajti një nga rolet protagoniste në “Once Upon a Time in Hollywood” përkrah Leonardo DiCaprio.

SHKARKO APP