Pse cilësohet si ‘Bad Boy’? Nëna e Stresit zbulon arsyen

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është një ndër reperët më të njohur në Shqipëri. Shumë prej nesh e njohin si ‘bad boy’ apo djalin e telasheve për stilin që ka në muzikë si dhe për të gjitha gjërat që guxon të bëjë.

Në një intervistë për ‘Rudinën’ ai ka prezantuar për herë të parë nënën e tij, Shpresën, e cila ka treguar përse njerëzit e konsiderojnë si djalin e keq.

“Lidhen me rritjen e Stresit në Bruksel sepse u rrit i lirë. Në shumë raste, kur bie në kontakt me njerëzit, them është i tillë se është rritur në Europë. Stresi është origjinal, edhe me disa gabime të tij,” – tha ajo, duke shtuar se ka dashur që në ditët e tij të para të lindjes që të këndojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, vijoi të tregojë se e do muzikën e të birit, por është mësuar dhe me atë pjesën që përdor disa fjalë jo të mira në tekste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?