Pse po përflitet që Alex Rodriguez mund të ketë tradhtuar JLo?
Prej ditës së djeshme emri i Alex Rodriguez u shfaq në disa media pasi u përmend nga Madison LeCroy, një nga protagonistët e show-t televiziv “Southern Charm”.
Gjatë ritakimit të protagonistëve ajo u akuzua nga kolegët se ka fjetur me disa persona të martuar, e ndër ta u përmend i fejuari i JLo.
Madison e mohoi këtë lajm duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt fizik me Alex, por kanë folur disa herë në telefon. Edhe këto biseda sipas saj kanë ndodhur para 1 viti.
Burime pranë Rodriguez, kanë zbuluar për ‘People’ se është e vërtetë që sportisti nuk e ka tradhtuar JLo, por nuk kanë thënë asgjë për telefonatat e supozuara.
Shumë fansa janë shprehur se e gjithë kjo zhurmë është vetëm një mënyrë sesi LeCroy po mundohet të marrë vëmendje.