
Spektakli ”Prime” i ”Big Brother Kosova Vip 3”, sonte ka nisur më ndryshe. Kjo pas shumë dinamikash e ngjarjes që përcollën shtëpinë më të famshme në vend. Moderatori Alaudin Hamiti e nisi me një fjalim sqarues rreth ndodhive të fundit që bënë shumë bujë në opinionin publik. Produksioni dhe Klan Kosova u përgjigjen ndaj të gjitha akuzave të bëra.