Publikohet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion (Video)
Arilena Ara ka publikuar versionin përfundimtar të këngës përfaqësuese në Eurovizion.
Pak më parë, është lançuar në Youtube “Fall from the sky”, e cila ka marrë shumë komente pozitive, kryesisht nga ndjekës të huaj të Eurosong.
Kënga e punuar në gjuhën angleze do të ngjitet në skenë në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.