FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Publikohet lista me 14 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

Në rrjet po qarkullojnë emrat e banorëve që pritet të futen në “Big Brother Vip Albania”, e cila starton në 20 dhjetor.

Emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.

Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës, te listuar me poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

Swiss Digital Mobile Reklama

Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

Na mbetet të shohim nëse këto do jenë banorët zyrtarë te “Big Brother Vip Albania”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?