Publikoi videon e Romeos dhe Jonidës në pishinë, Ronaldo: Kam marrë kërcënime dhe të shara ekstreme
Gazetari Ronaldo Sharka i njohur për kamerat e fshehta që i ka bërë VIP-ave shqiptarë, ka qenë i ftuar në emisionin “Mes Yjeve” në Ora News.
I intervistuar nga Xhesi Muçaj, ai ka folur për problemet që ka pasur me vëllezërit Veshaj dhe kërcënimet që ka marrë pasi i publikoi Romeos videon me Jonida Maliqin në pishinë dhe zbuloi një lidhje të shkuar të Donaldit.
Xhesi Muçaj: Çfarë ndodhi mes ju të dyve sepse jeni në një zënkë prej shumë kohësh?
Ronaldo Sharka: Unë i isha qepur Romeos dhe Donaldit sepse kisha materiale, guximin dhe dëshirën për t’i publikuar, të tipit video në pishinë me Jonida Maliqin, një artikull për Donaldin i cili fliste për një lidhje të shkuar duke i mbuluar identitetin e partneres në fjalë e shumë gjëra të tjera që lidheshin me jetën personale të vëllezërve Veshaj. Kemi pasur një përplasje virtuale në Ëhats App, celular muaj më parë.
Xhesi Muçaj: Të ka sharë Romeo?
Ronaldo Sharka: Po po, ato tek kamera e fshehtë nuk janë asnjë gjë fare, ka pasur të shara ekstreme dhe kërcënime. I kuptoj vëllezërit Veshaj.