Publiku foli, Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka kulmuar me shpalljen e fituesit të edicionit të katërt. Londrim Mekaj është shpallur zyrtarisht fitues i këtij sezoni, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 200 mijë eurosh pas një gare intensive dhe një rrugëtimi mbi 100-ditor brenda shtëpisë më të famshme në vend. Banori më i ri i këtij edicioni arriti të fitojë mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke lënë në vend të dytë Elijona Binakajn.

Finalja e madhe u zhvillua në prani të pesë finalistëve: Ludo Lee, Elijonës, Londrimit, Klodit dhe Hygertës të cilët arritën deri në fund të garës pas një rrugëtimi disamujor brenda shtëpisë. Emri i fituesit u shpall gjatë momentit përmbyllës të mbrëmjes, ndërsa Londrimi reagoi mes emocionesh duke falenderuar Zotin, familjen, produksionin për “eksperiencën e paharrueshme” dhe publikun për mbështetjen.

“Kushdo që ka dëshirën të jetë pjesë e këtij formati, t’i jepet mundësia dhe ta shijojë në maksimum, është një prej eksperiencave më të bukura. Kam përjetuar lloj-lloj emocionesh, kam krijuar shoqëri, kam krijuar raporte të mira, momente që s’kam për t’i harruar kurrë dhe jam falenderues sa të kem shpirtin gjallë. Ju dua pafund,” u shpreh ai pas shpalljes së rezultatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalistët e tjerë përfunduan rrugëtimin e tyre në finale, duke u renditur kështu: në vendin e pestë Hygerta, në vendin e katër Klodi, në të tretin Ludo Lee dhe në të dytin, Elijona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?