Putin i fiksuar pas…

Vladimir Putin është i fiksuar pas akullores, një produkt që e gjen pothuajse në çdo vakt të tij.

“Rusia nga kuzhina”, një libër i Witold Szablowski për historinë gastronomike të vendit, tregon se në të gjitha ëmbëlsirat që mbërrijnë në tryezën e Putinit ka “të paktën një lugë akullore”.

Në të njëjtin libër, tregohet momenti në të cilin Vladimir Putin i shërbeu Presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. Ata gatuan sallatë kungulli me domate dhe djathë, fileto kallamari me pure karotash, supë bizele dhe quinoa. Për pjatën kryesore, Putin zgjodhi një fileto viçi të bardhë me presh të pjekur dhe për ëmbëlsirë, shërbet mandarine dhe tortë me luleshtrydhe.

SHKARKO APP