“Qëndro larg nga Katy Perry”, Orlando Bloom kërcënon Robert Pattinson
Romantizmi i përfolur mes Robert Pattinson dhe Katy Perry ka sjellë reagimin e Orlando Bloom. Burimet pohojnë se ish i dashuri i këngëtares, Orlando ka paralajmëruar Robertin që të qëndrojë larg saj, pasi mësoi se kishin filluar një lidhje. Sipas Gossip Cop, burimet pohojnë se aktori ka kërcënuar yllin e ‘Twilight’ të qëndrojë larg të dashurës së tij. Ndërsa Pattison mesa duket e ka gjetur veten në një trekëndësh të çuditshëm dashurie. Ndërsa burime të afërta thonë se ai dhe Perry janë vetëm miq të mirë dhe nuk kanë qenë asnjëherë në një lidhje. Ndërsa dilnin së bashku me një grup shokësh, kjo nxiti thashetheme për një romancë sekrete.