Big Brother/Qetsori xhindos Luizin duke e provokuar: Të ka thënë Kiara se kush jam unë?! (VIDEO)

Luizi Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, i cili tha se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm.

Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother.

Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.

Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je

Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra

Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë

Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua

Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më interesin hiç ti.

Dhe Luizi e humbi fare sa për pak dhe mund ta hante të gjallë Qetësorin. Me sa duket ka një strategji për ta nxjerrë jashtë Luizin, pasi ndryshe ai është fitues i pa diskutueshëm i Big Brother.

Futja e Qetësorit që nuk sjellë asgjë të re, duket se është futur kastile të krisur marrëdhëniet e Luizit me Kiarën.

“Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”- ishte me spec dhe provokim që Luizi ta godiste me grusht.

“Zoti ju shtoftë inatin”/ Luizi diskuton me banorët: Mërzitem që nuk jam në nominim - Big Brother

 

SHKARKO APP