FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Qielli o Kufi”, Majk publikon 7 këngë nga albumi i ri

Reperi dhe artisti i dashur nga publiku, Majk ka publikuar pjesën e parë të albumit të tij më të ri, “Qiell o Kufi”, duke sjellë për fansat një projekt të shumëpritur. Kjo pjesë e albumit përmban gjithsej 7 këngë, ndërsa artisti ka bërë të ditur se albumi do të kompletohet me një pjesë të dytë, e cila pritet të publikohet së shpejti dhe do të përfshijë edhe 8 këngë të tjera.

Mes këngëve të publikuara spikat edhe “Qiell o Kufi”, kënga që mban të njëjtin titull me albumin dhe që konsiderohet si një prej realizimeve më domethënëse të këtij projekti.

Majk vjen me një tjetër kapitull në krijimtarinë e tij muzikore, duke kombinuar stilin që e ka karakterizuar ndër vite me frymëzime dhe emocione të reja. Publikimi i pjesës së parë ka ngjallur menjëherë interes të madh te publiku, ndërsa fansat tashmë presin me padurim vazhdimin e albumit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
MAJK - QIELLI O KUFI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?