Reagimi epik i Trump kur mëson që artistja më me ndikim në botë përkrah Kamala Harris për Presidente

Donald Trump, kandidat i republikanëve për President të SHBA-së, iu përgjigj qëndrimit të Taylor Swift e cila është me kundërshtaren e tij, Kamala Harris për zgjedhjet e nëntorit. Trump u pyet për deklaratën e Swift në konferencë shtypi pas debatit të mbrëmshëm. Ai u përgjigj se “nuk ia kishte idenë”.

Po ashtu më vonë Trump ka deklaruar se 34-vjeçarja do ta paguajë çmimin për këtë në tregun e muzikës. ”Ajo (Taylor Swift) është person shumë liberal, gjithmonë duket se mbështet një demokrat dhe ndoshta do të paguajë çmimin për këtë në treg”, ka thënë ai.

Artistja e albumit “Tortured Poets Department” doli publikisht me një deklaratë në rrjetet sociale se do ta përkrahë kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale. ”Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

SHKARKO APP