Refuzuan ta veshin për ”Grammy” por ky stilist kërkon të punojë me Beben

Stilisti i njohur Michael Costello i ka dalë në mbrojtje Bebe Rexhës duke u vetëofruar për të bashkëpunuar për veshjen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2019. 29-vjeçarja postoi një video në Instagram ku vihej re acarimi i saj me dizajnerët që nuk prodhojnë fustane për masa më të mëdha se 32 ose 34.

”Më në fund u nominova për Grammy dhe më besoni është diçka e mrekullueshme. Zakonisht, artistët flasin me dizajnerë të ndryshëm dhe ata qepin fustane të posaçme për tapetin e kuq. Ekipi im foli me disa dizajnerë dhe shumë prej tyre s’duan të më veshin sepse jam shumë e shëndoshë. Në kuptimin e parë të fjalës, jam shumë e shëndoshë. Nëse masa 38 ose 40 është shumë e shëndoshë, atëherë s’di ç’tju them. Nuk dua t’i vesh fustanet tuaja. Është një çmenduri”.

Në një intervistë për TMZ, Michael u shpreh kështu: “Nuk i vë faj që ndihet keq. E kam pasur shoqe Bebe-n për shumë kohë dhe më vjen keq që nuk më telefonoi të parin pasi do të kisha thënë ‘po’ menjëherë. Megjithatë dua sërish të bashkëpunoj me të. Në dreq vafshin të gjithë dizajnerët që duan të punojnë vetëm me vajzat e masës 32”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/Bs6v-PhhxWn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?