Reperi amerikan për Donald Trump: Më bën të ndihem si Superman!

Kanye West ka shkaktuar zhurmë të madhe pas lavdërimeve që i bëri Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ndërsa mbante të veshur kapelen me logon ‘Make America Great Again’, ylli i popit tha: “Kur vura për herë të parë këtë kapele në kokë, u ndjeva si Superman.”

Reperi gjithashtu diskutoi për diagnozën e tij bipolare me presidentin e ShBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një monologu 10-minutësh që përfshinte reformën e burgut, politikën dhe univers, Kanye tha: “Ata u përpoqën të më trembin mua, miqtë e mi që të mos veshin këtë kapele, por kjo kapele më jep fuqi në një farë mënyre. Ju e dini, nëna dhe babai im u ndanë kështu që nuk kam shumë energji mashkulli në shtëpinë time. Ti më bën të ndihem si Superman, je superheroi im i preferuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për liderin amerikan duke shtuar faktin se në vitin 2020 do të kandidojë për president.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?