Reperi Buta lirohet nga paraburgimi

Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri.

”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin.

Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje dhe mbështet të afërmit e tij. ”Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçe si dhe gruan, të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?