Reperi iranian shpëton nga dënimi kapital

Një reper iranian i cili u dënua me vdekje për mbështetje të protestave antiqeveritare është liruar nga burgu pas dy vitesh.

Toomaj Salehi u arrestua në tetor 2022 pasi mbështeti publikisht protestat që shpërthyen në të gjithë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Dënimi i tij me vdekje u anulua në qershor dhe ai u lirua nga burgu të dielën pas vuajtjes së dënimit prej për propagandë kundër shtetit. Salehi, 34 vjeç, kritikoi me guxim liderët iranianë në muzikën e tij dhe tashmë i ishte ndaluar të performojë në koncerte.

Reperi ishte akuzuar për një sërë veprash, duke përfshirë përhapjen e gënjeshtrave në internet, prishje e rendit publik dhe propagandën kundër institucionit.

SHKARKO APP