Reperi ironizon estradën: “2019- a hajde më shpejt”
Fundvitet karakterizohen nga një bum projektesh muzikore. Në sytë e artistëve kjo periudhë shihet si tepër e favorshme për të publikuar risitë e tyre.
Pikërisht kjo situatë është vënë në dukje dhe ironizuar nga reperi Skivi, që në një postim në Instagram Story shkruan: “2019 hajde më shpejt se nuk kam ndërmend të nxjerr asnjë këngë deri për vitin e ri. Të shohim Estradën çfarë do nxjerrë”.

Po kështu, në të njëjtin postim Stivi shkruan:
“2019 pa standarde të dyfishta, një standard për të gjithë dhe gjithçka e hapur për të gjithë. Përndryshe kemi për të mbetur shumë mbrapa si Kosovë. Flasim edhe në televizor shumë shpejt për pikat që e bëjnë vendin të shkojë përpara: 1. Funksionimi i ligjit për të drejtat e autorit. 2. Komunitet akademik për vlerësimin e këngëve në emisione live nëpër media. 3. Media të pavarura 4. Trafiku kibernetik në Kosovë.”
Po kështu ka zbulua titujt e këngëve me të cilat do të shkelë në 2019- n.

KOHA JONË SONDAZH

