Reperi qetëson fansat pas aksidentit: Falënderoj Zotin që ma dha edhe një shans (Foto)

Reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko, është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit. Mjeti me të cilin ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert, është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit.

Ndonëse makina e tij ka pësuar dëmtime të mëdha, reperi fatmirësisht i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka postuar në Instagram foto të makinës së aksidentuar, por vetë falë zotit është mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E Shrytzoj rastin me e falenderu Zotin qe ma dha edhe ni shanse me mujt me kone ktu nmesin e juaj. Me naten e promshit e kuptova qe kom shume njerz rreth vetit qe kan kurgjo tjeter pos dashni ❤ jom kthy ma i fort se kurr , gjithmone kom mu kon afer juve ! Shihem sonte ne Rahovec”, shkruan Gjiko, duke qetësuar kështu edhe fansat e tij, të shqetësuar për këtë ngjarje të rëndë, e sidomos ata që po e prisnin me padurim koncertin e tij në Velipojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?