Revoltohet këngëtari: Do nis të këndoj, kush infektohet të izolohet në shtëpi
Pandemia ndryshoi gjithçka. Këngëtari Labinot Tahiri është shprehur kundër masave anti-covid, teksa është shprehur se do të nisë sërish të këndojë dhe të mbajë koncerte.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Tahiri vë theksin tek fakti se gjatë zgjedhjeve në Kosovë, tubimet e klasës politike u mbajtën ndërsa shton se “kushdo që infektohet, le të izolohet në shtëpi.
”Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra. Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë. Kështu vaksina nuk keni dhe keni me mbetur mbyllur edhe 1 vit”.