Rezarta Shkurta shtatzënë (FOTO)
Këngëtarja Rezarta Shkurta është në qendër të komenteve për një shtatzëni të mundshme. Spekulimet nisën që në momentin kur Shkurta publikoi disa pamje ku shfaqej bashkë me bashkëshortin e saj Ermal Hoxha duke zbukuruar bredhin e Vitit të Ri.
Ajo i mohoi asokohe lajmet nëpër portale dhe tha se bëhej fjalë vetëm për disa kilogramë më tepër. Sot kanë rinisur thashethemet se këngëtarja është shtatzënë.
Dyshimet janë ndezur nga një foto e saj e publikuar në Instagram ku shihet me dorën në bark, i cili është i rrumbullakosur. Të jetë thjesht çështje kilogramësh? Koha do t’a tregojë.

KOHA JONË SONDAZH

