Rezi me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t’i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë?

Ish-banori i ”Big Brother Kosova Vip 3”, aktori Rezart Veleshnja ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar formatin e spektaklit dhe rezultatin e finales. Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi të banorit Edi, duke shprehur mbështetje për ndjenjat e tij të zhgënjimit ndaj fituesit të spektaklit, Drilon Demiraj.

Sipas Rezartit, fituesi i edicionit ka kthyer shpinën dhe nuk ka respektuar pritshmëritë e pjesëmarrësve dhe publikut pas triumfit në spektakël. Ai gjithashtu ka akuzuar produksionin për manipulim dhe favorizim të disa banorëve.

Në reagimin e tij, Rezarti ka shkruar: “Olsa Muhameti, a je e gatshme me i çu çështjet në gjykatë nga votimi për Gjesti dhe Drilon? Kjo tregon realitetin që finalja është shitur. Për Sarën e kemi ditur që ishte lojë edhe loja e produksionit. Ka pasur njerëz që kanë merituar finalen edhe çmimin. Produksioni me kast i ka nxjerrë disa banorë keq në publik, kurse për Drilonin i tërhiqnin kamerat. Fitues pa meritë!”.

Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët janë ndarë mes atyre që e mbështesin mendimin e aktorit dhe të tjerëve që mbrojnë formatin e spektaklit dhe fituesin.

SHKARKO APP