Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij bëhen sërish prindër

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef, janë bërë sërish prindër nëpërmjet një nëne mbartëse. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të katërt në më pak se një vit pas lindjes së vajzës së tyre Lucia.

Lajmin e bëri të ditur Martin, i cili publikoi në Instagram një fotografi ku bashkë me partnerin mbajnë në krahë djalin e tyre.

“Djali jonë Renn Martin-Yosef ka ardhur në jetë”, shkroi këngëtari krahas fotos duke zbuluar kështu edhe emrin e veçantë të vogëlushit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtari është martuar një vit më parë me artistin me origjinë libaneze Jwan Yosef me të cilin u njohën përmes Instagramit. Në vitin 2008 Ricky u bë baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të cilët erdhën në jetë përmes një nëne mbartëse, njësoj si vajza e tyre Lucia dhe djali Renn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?