Rihanna dhe Drake, rikthim i flaktë në MTVA
Jo vetëm Beyonce, por edhe Rihanna ka lënë shenjë në Mtv Video Awards. Ylli i Pop-it këndoi katër herë me rastin e dhënies së Çmimit të Karrierës, “Michael Jackson Video Vanguard Award”, një rinjohje e rëndësishme që e bashkon me të mëdhenjtë e muzikës.
Rihanna ishte protagoniste me Drake, në skenë dhe në rrjetet sociale për rkthimin e flaktë të tyre.
Ylli i Pop-it mbylli shfaqjen të zgjatur pothuajse katër orë. Për ta kurorëzuar në Madison Square Garden ishte Drake, që përveçse i dha çmimin, dha edhe një deklaratë dashurie. “Është gruaja me të cilën u dashurova që kur isha 22 vjeç, mikja ime më mirë”.
Rihanna ka buzëqeshur dhe i kushtoi çmimin “vendit tim , Karaibeve, grave dhe grave me ngjyrë”.
Vetëm disa ditë më parë, në profilin e saj në Instagram, u shfaq një foto dhe një dedikim nga ish i dashuri i saj: “Urime Rihana nga Drake dhe nga të gjithë”. Një postim romantik i ndjekur nga një mesazh tjetër po aq romantik , me përgjigje dhe zemra nga ylli i pop-it. Pra shenjat e një rikthimi të flaktë janë të gjitha. Pas përfundimit të historisë së tyre të dashurisë në 2014 të dy kanë vazhduar të punojnë së bashku. Dhe ndoshta kanë zbuluiar se duhen ende…/ Tgcom24.