Rihanna pret binjakë? Gigi Hadid reagon pas komentit që trazoi rrjetin

Shtatzënia e Rihannës ishte një nga lajmet që kanë bërë bujën më të madhe së fundmi, teksa këngëtarja e mbajti të fshehtë për disa muaj.

Me këtë lajm, kanë ardhur edhe aludimet e shumta për gjininë e bebit, pork a patur dhe shumë dyshime që ylli po pret në fakt, dy binjakë.

Rihanna ndau lajmin e saj të lumtur në fillim të kësaj jave me disa foto të adhurueshme së bashku me të dashurin e saj, A$AP Rocky.

Komenti që ngjalli më shumë dyshime dhe që u shpërnda kudo nëpër rrjet është dhe ai i modeles, Gigi Hadid, e cila kishte shkruar “tre engjëj”.

Teksa kjo gjë thuajse i bindi të gjithë se Rihanna do të sillte në jetë dy bebusha, supermodelja ka reaguar sot në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke sqaruar komentin e saj.

Ajo u shpreh se komenti i saj ishte keqinterpretuar nga të gjithë, duke thënë se me fjalën “tre engjëj”, i ishte referuar bebushit, Rihannës dhe partnerit të saj ASAP Rocky.

Megjithatë, ky sqarim ende nuk i ka eleminuar dyshimet, pasi të tjerët vazhdojnë të mmendojnë që këngëtarja do të sjellë në jetë binjakë.

Rikujtojmë se të hënën, Rihanna zbuloi se është shtatzënë për herë të parë. Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në New York gjatë fundjavës.

Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.

SHKARKO APP