Rihanna së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. 33-vjeçarja është në një lidhje dashurie me A$AP Rocky, ndërsa është fotografuar në New York.
Barku i rrumbullakosur i Rihannës shihet qartë, ndërsa është e veshur me një xhup të gjatë rozë Chanel, e zbërthyer në bark.
Paçka acarit dhe temperaturave nën minus, këngëtarja shfaq barkun e rrumbullakosur dhe i tregon gjithë botës që është në pritje të një bebeje.

