Rikthehet “djalli”, mësoni kur vjen në ekran Renato Mekolli

Renato Mekolli solli sezonin e kaluar emisionin “Hell’s Kitchen” i cili mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe u komentua gjatë në media për shkak të sjelljes që shefi i njohur i kuzhinës kishte me konkurrentët.

Pas përfundimit të tij, Renato lajmëroi se do të rikthehej shumë shpejt në ekran me “Hell’s Kitchen” për fëmijë, mirëpo ky projekt u anulua pa dal ende në ekran. Por, ndonëse reality show për fëmijë u anulua, Renato pak më parë ka lajmëruar se do të rikthehet sërish me “Hell’s Kitchen”.

Ai ka publikuar një postim në Instastory, ku tregon se në tetor do të rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’ emisioni shumë i diskutuar që mbajti mbërthyer përpara ekranit gjithë publikun.

Image

Image

Image

 

SHKARKO APP