Rikthehet e mrekullueshmja, Toni Braxton

Pavarësisht se është diagnostikuar me lupusin kronik autoimun, i cili e ka bërë atë të shtyjë, ose të anulojë disa data në turneun e saj të vitit 2016, këngëtarja e R&B Toni Braxton do të mbajë një turne në mbështetje të albumit të saj të ardhshëm, “Sex and Cigarettes”. Kjo është puna e saj e parë solo në gati tetë vjet. Braxton, 50 vjeç, tha në Instagram gjatë fundjavës se albumi do të dale më 23 mars. Fituesja e  çmimit Grammy për shtatë herë – më së fundmi për “Albumi më i mirë R&B” për duetin e saj 2014 me Babyface, “Love, Marriage & Divorce”. Def Jam Recordings tha se turneu i planifikuar në Amerikën e Veriut do të zhvillohet në pranverë, ndërsa  datat dhe informacionet e biletave nuk janë njoftuar akoma. Të premten, Braxton nxori këngën e saj të re, “Long As I Live”, këngën e dytë të albumit të ardhshëm.

SHKARKO APP