FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet “Game of Thrones”, ja çfarë do të ndryshojë

“Game Of Thrones” do të rikthehet me një tjetër emër dhe të tjera ngjarje. Personazhet kryesore të serialit të famshëm do të bashkohen serish, por këtë herë në “House of the Dragon”.

Rrjeti amerikan HBO njoftoi zyrtarisht vazhdimin e “Game of Thrones” nga George R.R. Martin dhe Ryan Condal, bazuar në seritë e “Fire and Blood” të Martin.

Seritë e reja vendosen 300 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe në to, rrëfehet historia e shtëpisë së Targaryen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Universi i “Game of Thrones” është shumë i pasur me histori. Po presim të eksplorojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët më të hershme të Westeros bashkë me Migel, Ryan dhe George”, thotë Casey Bloys, presidentja e programacionit të HBO

Swiss Digital Mobile Reklama

“Game of Thrones”, ka fituar shtatorin e shkuar çmimin Emmy si seriali dramatik më i mirë, ndërsa numëron miliona fansa në të gjithë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?