Rikthehet hitbërësja Toni Braxton
Pavarësisht se është diagnostikuar me lupusin kronik autoimun, i cili e ka bërë atë të shtyjë ose të anulojë disa data në turneun e saj të vitit 2016, këngëtarja e R B Toni Braxton do të mbajë një turne në mbështetje të albumit të saj të ardhshëm “Sex and Cigarettes”.
Kjo është puna e saj e parë solo në gati tetë vjet.
Braxton, 50 vjeç, tha në Instagram gjatë fundjavës se albumi do të dalëmë 23 mars.
Fituesja e çmimit Grammy për shtatë herë – më së fundmi për ‘Albumi më i mirë R&B’ për duetin e saj 2014 me Babyface, “Love, Marriage & Divorce”.
Def Jam Recordings tha se turneu i planifikuar në Amerikën e Veriut do të zhvillohet në pranverë, ndërsa datat dhe informacionet e biletave nuk janë njoftuar akoma.
Të premten, Braxton nxorri këngën e saj të re, “Long As I Live”, këngën e dytë të albumit të ardhshëm.
Mëposhtë po ju kujtojmë një prej hiteve të saj