Rikthehet Madona shqiptare dhe është gati për të “pushtuar” tregun shqiptar

Me siguri të gjithë e mbani mend Madonnën shqiptare, këngëtaren që dikur bënte namin.

Prej vitesh ajo u largua nga ekrani dhe vazhdoi jetën në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Elda Shabani (Madona) ishte e ftuara special në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku zbuloi se do të futet fuqishëm në tregun shqiptar.

Këngëtarja po punon për një album muzikor, të cilin do ta sjellë me klipe muzikore.

Madje së shpejti do të bëjë një koncert në amfiteatrin e Tiranës me këngët e reja.

‘Unë do përgatis disa këngë. Do përgatis një album. E di që ka dalë jashtë mode, po për mua jo. Përvec këngëve solo, do ketë edhe një duet me këngëtarin Xem Asremi. Po përgatisim një jetë këngë tironce se jam goc tirone’ është shprehur këngëtarja.

Përvec të tjerave, ajo zbuloi të vërtetën e emrit të saj duke theksuar se nuk ka imituar asnjëherë ikonën e  muzikës pop Madonën.

‘Pseudonimi i emrit tim, që kur isha e vogël isha besimtare dhe i lutesha Perëndisë. Vazhdimisht shkoja në Kishë me shoqet e klasës dhe mënyra si lutesha më thonin, “Aman si lutesh, si një Madona e vogël”. Duke u rritur, u bëra këngëtare dhe publiku dëgjonin shoqërinë që më thërrisnin Madona dhe mendonin se imitoja Madonën amerikane, që nuk ka lidhje fare’ ka thënë këngëtarja duke ju dhën fund dhe aludimeve në lidhje me emrin e saj artistik.

Image

SHKARKO APP