Rita Ora darkon me këngëtarin e njohur, nisin spekulimet për romancë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është fotografuar nga paparacët ndërkohë që ka darkuar vetëm për vetëm me këngëtarin Liam Payne në Londër.

Dy këngëtarët e njohur janë aktualisht beqarë pasi Rita është ndarë muaj më parë nga aktori Andrew Garfield, ndërkohë që Payne i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen Naomi Campbell.

Dyshja është komentuar për kiminë që kanë me njëri-tjetrin. Ata janë njohur gjatë xhirimeve të filmit “50 Shades of Grey” kur sollën së bashku këngën hit të këtij filmi “Fou You”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje në atë kohë partnerja e Liam, këngëtarja Cheryl  mësohet se ka qenë xheloze për Ritën, sidomos pas një puthje në skenë të dyshes teksa performonin së bashku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rita ishte e veshur me një fustan elegant tejet provokues në këtë darkë me këngëtarin 25-vjeçar. Nuk dihet nëse mes tyre ka vetëm miqësi, apo kanë nisur të frekuentohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?