Rita Ora i bashkohet koncertit të bamirësisë, me iniciativë të princ Harry-t

Rita Ora i është bashkuar princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.

Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.

Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, në jugperëndim të Londrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra-mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”,- tha Rita pas takimit me princin Harry.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?