Rita Ora i bashkohet UNICEF

Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare Rita Ora, njofton se i është bashkuar UNICEF për të ndihmuar dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe botë. ”Ndihem e prekur dhe e frymëzuar duke punuar me UNICEF-in dhe duke takuar fëmijë e familje këtu në Kosovë, ku jam lindur”. Sipas Orës, shumë gjëra kanë ndryshuar në Kosovë që nga fëmijëria e saj, kohë në të cilën ajo u largua me familjen për shkak të luftës në Kosovë.

Në kuadër të 30-vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Rita Ora thotë se viti 2019 është një vit shumë i rëndësishëm për gjithë fëmijët nëpër botë.

”Ky vit shënon 30 vite që nga premtimi i bërë nga udhëheqësit botërorë për t’i mbrojtur të drejtat e fëmijëve përmes Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Teksa shikojmë progresin që është arritur deri më tash për fëmijët, është po ashtu e rëndësishme ta pranojmë se shumë vajza dhe djem këtu në Kosovë dhe në mbarë botën janë lënë jashtë. Këtë vit unë i bashkohem UNICEF-it për t’iu bërë thirrje udhëheqësve që ta forcojnë përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?