Rita Ora mbajti flamurin serb, reagon nëna e saj: Të kam bërtitur shumë, më fal!

Ditën e djeshme Rita Ora u komentua dhe kritikua tepër për vendosjen e flamurit serb në trup, gjatë një koncerti në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged.

Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Rita e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.

Ajo më vonë doli me një reagim për mediat kosovare, ku u shpreh se nuk e dinte se cilin shtet përfaqësonte ai flamur dhe i ka bërë të qartë të gjithëve se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi i saj të tregonte mos respekt dhe të mërzite popullin apo familjen e saj.

Menjëherë pas reagimit të Ritës ishte nëna e saj Vera Ora e cila përmes një Instastory, i kërkon falje Ritës që i ka bërtitur dhe e këshillon që të mos hutohet.

Pas reagimit të Ritës dhe pasi ujërat janë qetësuar pak, së fundmi diçka për të thënë për këtë ngjarje ka edhe Vera Ora, e ëma e këngëtares shqiptare.

“Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”, shkruan ajo duke etiketuar Ritën.

SHKARKO APP