Robert Berisha zbulon të dashurën e tij të re në 46-vjetorin e lindjes

Këngëtari Robert Berisha, ka prezantuar sot në 46-vjetorin e lindjes, të dashurën e tij të re.

Ndërsa ka ndarë në rrjetet e tij sociale urimet e marra nga miqtë, Roberti ka publikuar edhe urimin e bërë nga e dashura e tij, e cila quhet Ana.

Fillimisht ka qenë Ana ajo e cila ka publikuar një foto në Instagramin e saj krah këngëtarit, duke i shprehur urimet në këtë ditë të veçantë

“Gëzuar ditëlindjen burrit që mban zemrën time”, shkruan ajo krahas fotos në prehrin e Robert Berishës.

Zbulohet kush është e dashura e Robert Berishës - Insajderi

SHKARKO APP