Romeo e ofendoi dhe kërcënoi, Erjola Doçi shpërthen në lot: Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë
Moderatorja Erjola Doçi dhe aktori Romeo Veshaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku në një moment ky i fundit i ka thënë banores “do të shtydh si leckë”.
Pas kësaj moderatorja ka shpërthyer në lot, ndërsa Julian Deda është afruar që ta qetësojë atë duke i kujtuar debatin që Romeo dhe Meriton Mjekiqi kanë bërë me njëri-tjetrin pavarësisht që ata e quanin “vëlla” njëri-tjetrin.
“Të thotë copa e Romeos ju kap ju hedh, jeni plehra dhe ju shtrydh si lecka. Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thotë të shtypi si leckë, të më shajë nga koka te këmba më prekë”– tha Erjola mes lotësh.
Ndërsa aktori duke u përpjekur që ta qetësojë tha se Romeo është një njeri i pavlerë, sepse çdo gjë e bën për lojë. Gjithashtu edhe moderatorja Roza Lati ka tentuar ta qetësojë, teksa Erjola Doçi kishte sytë të mbushur me lot.
Pjesë nga diskutimi:
Juli: Vazhdoni dhe merruni me garët e njëri-tjetrit. Çfarë je ti? Për këta qan ti? Këta që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin
Erjola: Ma shpifën more a dëshirojnë që të prekun, le të futen more me familje, me motër e vëlla. Të thotë copa e Romeos ju kap ju hedh jeni plehra dhe do ju shtrydh si lecka. Kam kaluar 1 mijë të zeza në jetë, kockë e fortë vetë dhe të më thotë të shtypi si leckë, të më shajë nga koka te këmba më prekë
Juli: Janë njerëz të pavlerë për ty, çfarë ke ti?
Erjola: Më prekun. S’na lanë të hamë bukë as mua dhe as Rozën me fjalët e tyre. Si i thotë një robi 27 vjeç që të shtrydhi dhe të përdori tjetri për një copë loje
Juli: Po atë lojë do të bëjnë se s’kan çfarë bëjnë more njeri. A e ke parë çfarë kanë bërë me njëri-tjetrin gjiithë kohës? I thonë vëllezër njëri-tjetrit sot këto fytyra janë ato.
Erjola: I kanë përmendur edhe gruan Gracianos brenda
View this post on Instagram