Ronaldo kapet me Nitën: Kur banorët nominojnë, nuk u vjen emri yt se ti nuk ekziston
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/04/nita-2.jpg)
Ronaldo hyri me “shpatë” në dorë dhe sulmoi Dean, Keisin dhe Nitën që sipas tij vegjetojnë në shtëpi dhe hanë bukë kot.
Sa i përket kësaj të fundit, ai edhe njëherë përsëriti faktin që Nita ka arritur kot deri në këtë pikë të lojës dhe se kur banorët nominojnë, emrin e saj nuk e përmendin sepse ajo nuk ekziston fare në shtëpi.
Duke folur me ironi, Nita tha se Ronaldo e zgjoi atë nga gjumi, ndërsa Luizi e ka mbajtur në shtëpi. Luizi i tha Nitës se nuk i vë faj asaj për mendimet që ka brenda në shtëpi dhe se do e kuptojë jashtë rëndësinë e tij të vërtetë dhe do kuptojë që ka qenë ai, që e ka sjellë atë deri në këtë pikë të lojës.
![Ronaldo-Nitës: Kur banorët nominojnë, nuk u vjen emri jot se ti nuk ekziston - Big Brother Vip 2](https://i.ytimg.com/vi/OM03_hysO_o/maxresdefault.jpg)