Ronaldo Sharka habit me rrëfimin: “Mu rikthyen disa trauma fëmijërie” – Pse dështova në Big Brother Vip
Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë së fundmi një rrëfim shumë personal që lidhet me përvojën e tij në “Big Brother Vip Albania”. Ai zbuluar se një nga arsyet kryesore për mungesën e suksesit në këtë reality show ishte rikthimi i traumave nga fëmijëria gjatë qëndrimit në shtëpinë e programit.
Ronaldo filloi rrëfimin e tij duke postuar një foto nga fëmijëria, ku shkroi:
“Për 9 vite me radhë, në këtë shkollë qeshnin kur unë i tregoja për ëndrrat e mia, ose më saktë, talleshin.”
Në lidhje me eksperiencën në Big Brother, ai u shpreh me sinqeritet:
“Nuk e kam thënë kurrë më parë! Unë në Big Brother dështova sepse mu rikthyen gjithë traumat e bullizmit që kam përjetuar. Pas asaj eksperience gjithçka ndryshoi. Kam punuar çdo javë me psikoterapistë për të shëruar ato plagë të vjetra, sepse në sfida të tilla ndihesha i intimiduar dhe i pambrojtur. Sot, bullizmi nuk më frikëson më.”
Duke nxjerrë në pah rëndësinë e edukimit dhe vetëbesimit te fëmijët, Ronaldo përfundoi me një mesazh mbështetës:
“Nga ky Ronaldo, në këtë Ronaldo, mu desh shumë punë për të ndryshuar. Nëse mendoni se keni plagë të pashëruara, gjeni një psikoterapist të mirë dhe punoni me të, sepse çdo gjë mund të shërohet.”
KOHA JONË SONDAZH

