Ronela Hajati gjen përgjigjen e duhur për kritikat rreth linjave trupore

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati njihet për hitet që ka sjellë në tregun muzikor si dhe për përgjigjet e drejtpërdrejta që jep rreth temave të ndryshme.

Që prej fillimeve të saj, ka qenë e gjatë dhe me forma të mbushura, por këtë herë është komentuar për këtë pjesë.

Në një fotografi të postuar në Instagram, ajo mori komente negative për paraqitjen dhe linjat e saj, të cilat nuk i la pa përgjigje.

“Më falni, e dini ju që “body shame” është një nga ofendimet më të poshtra që mund ti bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për dicka? Jo! Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur jam thjesht një trup shum në modë, dmth një yll që njerëzit po harxhojnë shum lekë të bëhen si mua! Pra dhe njëher jam yll”, shkruajti këngëtarja.

Katër personat që kishin folur për pamjen e saj të jashtme u detyruan të fshinin komentet negative. Dihet se Ronela Hajati nuk ka bërë asnjë operacion plastik, ndërsa kohët e fundit po komentohet marrëdhënia e saj me Young Zerkën.

SHKARKO APP