FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronela Hajati konfirmon publikisht ndarjen nga Young Zerka

Ronela Hajati, zgjodhi t’i surprizojë të gjithë duke thënë se është më “e padashuruar se kurrë”. E ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Në Kurthin e Piter Pan”, e pyetur se në ç’gjendje është aktualisht zemra e saj, pranoi se nuk është fare, po fare e dashuruar.

”’Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”.

Për një lidhje mes Ronelës dhe Zerkës është përfolur prej vitesh, por ishte këngëtari ai që e konfirmoi në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur “shpirtin e tij binjak”, madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë. Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka marrë fund. Hajati, dukej më e sigurtë se kurrë kur tha se është ~vetëm~.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?