Ronela Hajati synon të fitojë “Eurovision”, niset drejt Londrës
Artistja Ronela Hajati, vajza e gazetarit të mirënjohur shqiptar, Marash Hajati, ka nisur përgatitjet e para për në “Eurovision”.
Pas fitores në Festivalin e Këngës, Ronela bëri me dije se do të ripërpunonte këngën ‘Sekret’ dhe për këtë do të bashkëpunonte me tre producentë të huaj.
Ronela Hajati te “Instastory, sqaron se ndodhet në Londër. Ajo shkruan se do të takojë një nga producentët që ka pasur ëndërr të bashkëpunojë.
Në një intervistë që dha pasi fitoi përballë Alban Ramosaj, Ronela ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i Këngës.
“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika”, u shpreh këngëtarja e njohur dhe fituesja e festivalit të këngës në RTSH.
Ronela Hajati synon të jetë kandidate fituese në Eurovision këtë vit në Itali, ndaj po përgatitet që tani. Edhe vizita në Londër lidhet në synimet e saj për në Torino, ku do të zhvillohet festivali i kengës europiane.