Rosela Gjylbegu komenton për herë të parë sherrin me Encën

Më shumë se një javë më parë, dy këngëtaret shqiptare Rosela Gjylbegu dhe Enca Haxhia pushtuan titujt e mediave rozë pas një sherri që tërhoqi jo pak vëmendje.

Gjithçka nisi në spektaklin “Shiko kush luan”, ku e pyetur se me cilën këngëtare nuk od të bashkëpunonte kurrë, Gjylbegu tha emrin e Encës. Një gjë e tillë duket se nuk është pritur fare mirë nga Enca, e cila nuk u kursye aspak me fjalët për Roselën në Instagram.

“Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë! Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty!”-shkroi Enca dhe më pas postoi një tjetër video të gjatë ku bënte ironi me këngëtaren.

Por sot më në fund, vetë Rosela është shprehur në idhje me këtë çështje. E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Gjylbegu u pyet nga moderatorja Arjola Shehu në lidhje me konfliktin në fjalë.

Ndonëse në fillim u përpoq t’i bënte bisht çështjes, Rosela më tej u shpreh: “Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë.”

Ndërsa e pyetur nëse i erdhi keq që u përfshi në një situatë të tillë, ajo tha se nuk ndiente keqardhje, pasi kishte ndjerë dashurinë që publiku ka për të. “Personalitetin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të repsektohem nga publiku. S’më erdhi keq përderisa kuptova se publiku më do shumë. “ – rrëfeu Gjylbegu.

SHKARKO APP