Rozana-Gertit: Jam më burrë se ti, nuk ke fytyrë

Sherri i fortë mes Gertit dhe Leartit që eskaloi mbrëmë në Prime, sot ka përfshirë edhe Rozanën. Ajo iu drejtua Gertit që nuk duhet ta bënte këtë pasi u shpreh se ka mbyllur të gjitha me Laertin.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gerti: Kush rri afër teje digjet, kush je ti mo.

Rozana: E kam ditur se çfarë je. Çfarë ke dashur të bësh këtu. E kam ditur. Erdhe këtu çkas i the, ia përmende edhe jetën private tjetrit.

Gerti: E përmenda nënën e fëmijës.

Rozana: As nënën e fëmijës nuk duhet ta përmendësh. Na ke përmendur të gjithëve. Të gjallë e të vdekur. Nuk ke fytyrë. Nuk ke cipë.

Gerti: Më vjen mirë që qeshin njerëzit me Gertin.

Rozana: Je njeri i pacipë. Nuk je artist. Nuk ke njerëzillëk. Ka burra kjo shtëpi. Unë jam më burrë se ti.

Gerti: E kam parë, rruhemi bashkë.

SHKARKO APP