Rrëfehet Abano Bogdo: Arsyeja që më çoi në ndarje me të fejuarën

Aktori i njohur Albano Bogdo është një ndër personazhet i cili jetën e tij private e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.

Por ndonëse Albano  është treguar gjithmonë hermetik, sa I përket kësaj pjese, mëngjesin e sotëm në emisionin  “Reze Dielli” ka treguar se si ka qenë i varur nga alkooli prej rreth 2 vjetësh dhe arsyen pse u nda nga e fejuara.

“Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar nga dhe vazhdoj të kurohem se më zë ankthi. Unë që t’i bija shkurt zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket se më ka zënë mallkimi i 300-400 njerëzve që kam lënduar”, u shpreh Albano, i cili shtoi se për shkak të këtyre problemeve u nda edhe nga e fejuara.

SHKARKO APP