Rrëfehet “Baftjari”, Ylli Baka: Ja përse i këndoj Baba Tomorrit dhe kurbetit
Një tjetër personazh interesant në suplementin e kësaj të shtune është një nga emrat më të dashur dhe të sukseshëm të muzikës popullore. Jemi duke për Ylli Bakën, i cili qysh me daljen e parë në muzikën popullore u bë kaq i dashur për shqiptarët. Atë mund ta gjesh në dasma, nëçdo koncert, e veçanërisht në peligrinazhin e bektashinjve në malin e shenjtë të Tomorrit. Bashkë me Ylli Bakën u ndalëm në sezonin veror që sapo është mbyllur dhe ashtu sikurse vetë këngëtari theksoi ishte plot me aktivitet e deri diku i lodhshëm. Për të muaji shtator ka filluar qetë dhe me punë për projektet e reja muzikore, të cilat ai mendon t’i sjellë në treg diku në fund vit dhe fillim vit. Në bisedën tonë u ndalëm edhe tek peligrinazhi në malin e shenjtë të Tomorrit, ku Ylli është i pranishëm çdo vit, u ndalëm në sakrificat që ai dhe bashkëshortja, Roza kanë bërë për dashurinë.
Si umbyll sezoni veror nisi për ju muaji shtator?
Sezoni u mbyll shumë mirë, me shumë punë, por me plot aktivitete. Ndërkohë muaji shtator ka nisur i qetë, duke punuar për aktivitet e fundvitit dhe festën e flamurit. Për këtë të fundit do të jem në Amerikë dhe Australi, dy vende të cilat e festojnë qysh herët këtë ditë.
Ndërkohë këngë të re kur do kemi nga ju?
Unë pas publikimit të këngës “Gëzuar Baftjar” kam sjellë në treg edhe dy këngë të tjera, të cilat rezultuan të suksesshme “ Po këndon bilbili” dhe”Shëndeti i pari”, këngë që janë pjesë e albumit tim të fundit “Mirë se vjen në Shqipëri”, i cili doli në verën 2017. Sigurisht bashkëpunimi me Besin do mbetet një hit dhe ende është duke u dëgjuar dhe pëlqyer.
Jeni nga të parët këngëtarë që i keni kushtuar këngë malit të Tomorrit, çfarë ju lidh me këtë vend?
Është e vërtetë, jam ndër të parët që i kam kënduar malit të Tomorrit apo dhe disa figurave të tjera të bektashinjve. Më kujtohet që kur isha në Greqi unë vendosa që këngën e parë që do bëja të ishte pikërisht për Baba Tomorrin, por që nuk ndodhi kështu kënga e parë ishte diçka tjetër. Pas publikimit të këngës së parë unë pësova një aksident dhe gjatë xhirimeve të bëra në malin e shenjtë të Tomorrit unë ende isha i lënduar nga aksidenti, nuk isha shëruar plotësisht. Është një këngë e cila edhe sot e kësaj dite është e pëlqyer, madje e pëlqejnë edhe njerëz të besimeve të tjera duke e kërkuar ta kërcejnë në aktivitete tyre.
Ju çdo vit jeni i pranishëm në malin e shenjtë të Tomorrit përveç aktivitetit që zhvillohet aty, çfarë të lidh me të?
Prej 12 vitesh unë shkoj në malin e shenjtë të Tomorrit. Nënën e kam nga Skrapari edhe pse vetë jam nga Tepelena, me duhet të them se kam një fije bektashizmi nga ana e mamasë. Unëçdo vit jam në datën 21 ose 22 gusht ku këndoj për të gjithë të pranishmit në peligrinazh. Sigurisht që edhe vetë respektoj besimin tim, por nuk jam nga ata fanatikët (qesh).
Ju keni bërë edhe skulpturën e Baba Aliut nëÇukë, pikë goxha e lartë. Si lindi dëshira?
Kisha dëshirë të bëja diçka të tillë në Tepelenë por nuk më pëlqeu vendi ku u bisedua të bëhej. Më pas vendosa që ta bëj nëÇukë, pranë Abaz Aliut. Ishte thjeshtë një dëshirë e imja dhe e bëra.
Shkoni familjarisht aty?
Po. Madje këtë vit binjakët e mi thanë që nuk do shkojmë, por sërish ishin atje të pranishëm.
Një tjetër tematike e juaja në këngëështë se i këndoni shpresh kurbetit. Temë që ju prek..
Patjetër që do i këndoj kurbetit. Unë gjithçka e nisa atje, teksa isha në kurbet. Edhe pse mund të kem bërë edhe punë të tjera muzikën nuk e lashë për asnjë moment. Kisha një repertor të pasur të këngëve greke e së fundmi kur shkoj këndoj këngët shqiptare, por edhe ndonjë këngë të vjetër greke për të respektuar edhe ata grekë që janë të pranishëm ndërsa unë këndoj. Nuk mund të harroj që e nisa nga kurbeti, edhe pse sot jam në Shqipëri pasi jeta merr rrugë dhe drejtime të ndryshme.
Dua t’ju ngacmoj pak kujtesën… Besoj keni kënduar që i vogël, mund të kujtoni ndonjë moment të veçantë teksa këndonit?
Po që i vogël kam kënduar (qesh). Kur isha ende në fillore kishim një lëndë muzike ku duhet të këndonim dhe unë sigurisht isha i pari që këndoja. Por ndodhi një orë që unë nuk kisha dëshirë të këndoja. Profesori këmbëngul, unë nuk e dëgjoja. Por në atë kohë të mos bindeshe kishe dënimë si gjuajte tek duart. (qesh) Ishte profesor i rreptë.
Jeni me angazhime plot, mundeni të kaloni kohë mjaftueshëm me familjen?
Mundohem gjithmonë të jem pranë tyre, por angazhimet bëjnë të vetën. E në fakt kjo është edhe punë për mua. Bashkëshortja është ajo që më shumë u gjendet pranë fëmijëve.
Jeta
Me Rozin jeni njohur në Memaliaj, si ishte njohja juaj?
Po në Memaliaj. Në fakt jetonim në një lagje, i kishim pallatet përballë unë në katin e dytë ajo në të parin. Dhe kështu lindi…
Gjatë kohës që keni qenë të fejuar, përveç dërgimit të letrave, çfarë sakrifice tjetër keni bërë për dashurinë?
Më kujtohet që kur kthehesha nga Greqia, gjithmonë do kaloja përpara pallatit të saj. Isha një ditë me mercedezin e vëllait, por fatkeqësisht nuk po punonte mirë. Më duhet t’i jepja shumë gaz që të mund të lëvizja, gjë që bëri shumë zhurmë (qesh).
Po në shtëpi bëni ndonjë punë?
Asgjë. Përveç muzikës nuk bëj dot gjë tjetër. Ndonjëherë jam edhe përtac (qesh). Në fakt drekën më pëlqen ta përgatis.
Pra ju edhe gatuani? Çfarë gatuani më mirë?
Po gatuaj. Më së miri di të bëj supën dhe sallatat e ndryshme.
Duke parë angazhimet tuaja, a ju ndodh t’ju prishen pushimet prej tyre?
Po kështu na ndodhi këtë vit. Kam pushuar me familjen vetëm 3 ditë e më vonë më njoftuan për punë, isha i detyruar të isha i pranishëm./shekulli