Rrëfehet deputetja: Jam besimtare e devotshme, kam agjëruar edhe shtatzënë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte e ftuar pasditen e djeshme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo tregoi se ka nisur të agjërojë që në moshën 7 vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam pasur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, tha ndër të tjera Duda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, tregoi se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?