Rrëfehet Einxhel Shkira: Më ngacmojnë femrat dhe meshkujt gay
Einxhel Shkira, ish-moderatorja e IN Tv, pas largimit nga ekrani flet për projektet e reja dhe dëshirën për të qëndruar në prapaskenë. Dikur mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, tashmë ajo duket më e tërhequr dhe e fokusuar në biznesin që drejton prej disa muajsh. Për sa i përket meshkujve, Einxhel shprehet se nuk e ka mendjen fare te lidhja, por gjithsesi e mendon veten edhe si nënë në të ardhmen. Sidoqoftë, edhe jashtë ekranit të televizionit, Einxhel nuk kalon pa u vënë re, pasi në profilin e saj pozat seksi nuk mungojnë kurrë.
Me çfarë e ke të zënë kohën? Si po shkon tani jeta jote jashtë ekranit?
Kohën time si fizike dhe virtuale ia kam dedikuar totalisht biznesit, të cilin po e drejtoj prej disa muajsh me një mikeshën time. Bëhet fjalë për një dyqan veshjesh për mbrëmje dhe kam qenë gjatë gjithë kohës duke u marrë më evente të ndryshme, të cilat zgjidhnin veshjet e tyre në dyqanin ku unë punoj. Ka qenë realisht mjaft e lodhshme pasi është një punë intensive me orar të zgjatur dhe je gjatë gjithë kohës me femra të ekranit ose jo, të cilat janë drejtuar dhe kanë besuar në biznesin ku unë bëj pjesë. Për jetën jashtë ekranit mund të them që më ka bërë mirë pasi kisha nevojë dhe ta provoja të isha në prapaskenë dhe nuk e kam ndjerë shumë ndarjen nga ekrani.
Ke menduar ndonjë format televiziv që do të të shkonte për shtat ty?
Gjatë periudhës që punoja në televizion kam menduar formate të ndryshme ku doja të eksperimentoja me veten time dhe të sfidoja aftësitë e mia, por tashmë që jam nga ana tjetër e ekranit shoh që nuk më tërheq më asgjë. Do doja diçka të re që të më përshtatej mua dhe karakterit tim, nuk dua të dal jashtë vetes sime as për hir të të qenit në ekran.
Të ka ardhur ndonjë ofertë këto kohë për të prezantuar ndonjë program? Nëse po, si ke reaguar? A do ta shohim serish Einxhelin në ekran?
Në qershor ishte hera e fundit që pranova një ofertë për të prezantuar “Miss Shqipëria 2017”, së bashku me Kastro Zizon. E prita me kënaqësi atë ofertë pasi ishte, le të themi, një ëndërr e fëmijërisë sime. Gjithmonë kur isha e vogël, i prezantoja unë misset e lagjes dhe, prandaj kisha dashur që në atë kohë që në të ardhmen ta prezantoja realisht një të tillë. Për sa i përket ofertave të tjera, kam preferuar të jem e distancuar derisa të vij ajo që dua, nëse nuk vjen atëherë më mirë jashtë ekranit se sa të bëj diçka që nuk më jep kënaqësi. Ndoshta gabohem, por e kam të pamundur të bie në kompromis me oferta që bien ndesh me parimet e prezencës sime në ekran.
Është përfolur shpesh për një partner përkrah teje, a ke me të vërtetë dikë në krah momentalisht?
Fatkeqësisht është folur, por asnjëherë saktë. E kanë bërë lajm dhe aty ku nuk ka pasur asgjë, pasi kanë sjellë në skenë persona nga e kaluara vetëm sepse i ka leverdisur të bëjnë lajm në kurrizin tim. Mbase shumë njerëz do donin shumë të më shihnin çift, por ja që realisht nuk kam askënd në krah për momentin dhe besoj do jetë kështu dhe për disa kohë.
Si duhet të jetë mashkulli, të cilit ti do t’i thoje: Po?
Kjo pyetje sa vjen e bëhet më e vështirë për mua. Në teori do thosha që një mashkull duhet të ketë dhe të jetë shumë gjëra që unë t’i them: Po. Këto fjalitë klishe që duhet të jetë i zgjuar, punëtor, i aftë, i sinqertë etj. thuhen nga të gjitha femrat, por në praktikë ndodh që edhe të të bëjë për vete dikush pa i thënë akoma: “Ç’kemi!”. Prandaj nuk ka formula për këtë gjë.
Një vajzë seksi si ti duhet të ketë shumë adhurues meshkuj, si ia del?
Nuk ia dal fare, sepse nuk merrem fare. (Qesh)Është diçka që për momentin nuk më intereson dhe prandaj preferoj t’i mbyll muhabetet që pa nisur fare. Nuk mbaj askënd me shpresa, sepse nuk kam kohë dhe dëshirë për biseda pa vlerë dhe njohje të tepërta. Kush të do vërtet besoj e gjen vetë rrugën të dalë mbi të tjerët dhe të bëjë diferencën sepse sot është bërë shumë e rëndomtë t’i shkruash një vajze e t’i bësh komplimente, që tek e fundit nuk kushtojnë asgjë, prandaj nuk më bëjnë fare përshtypje.
Po ndonjë femër të ka ngacmuar ndonjëherë?
Po, më ka ndodhur disa herë dhe është vërtet situatë shumë e sikletshme, pasi nuk di si të reagosh në një situatë të re apo që nuk je mësuar. Më e çuditshmja ka qenë kur më kanë ngacmuar meshkuj gay, aty vërtet kam mbetur pa fjalë.
Bluetooth